24 Prill 2024

Premierë e jashtëzakonshme e filmit ‘Cirku Fluturues’ në Tallin

Tallin, nëntor - Mbrëmë në Black Nights Film Festival në Tallin të Estonisë u shfaq premiera botërore e filmit të gjatë artistik 'Cirku Fluturues' me skenar dhe regji nga Fatos Berisha. Filmi pati një pritje dhe reagim jashtëzakonisht të mirë nga publiku.

Ky është filmi i parë i gjatë i regjisorit Fatos Berisha i cili shënon një sukses të madh me premierë botërore në konkurencë kryesore në këtë festival kaq të njohur. 

Regjisori Berisha në fjalimin e tij para shfaqjes shprehu pikëllimin me tragjedinë që po përjeton populli shqipëtar këto ditë dhe kërkoi nga publiku nderim për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Është një moment i veçantë në karrierën time. Jam i lumtur që filmi im i parë është në këtë festival. Faleminderit që na keni ftuar këtu. Kjo shfaqje është premierë edhe për aktorët e filmit të cilët do ta shohin filmit këtu bashkë me ju për herën e parë“ u shpreh në vazhdim Berisha.

Cirku fluturues është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90tave e një grupi aktorësh nga Kosova të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

Prezent në premierë në Tallin ishte edhe një pjesë e ekipt të filmit e përbërë nga producentja Vjosa Berisha, aktorët Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani, Maylinda Kasumovic dhe Vedat Bajrami.

‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë, dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore.

Pas shfaqjes seë filmit, ekipi u rikthye në skenë për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta. Të shtunën do të mbyllet festivali, ku dhe do të ndahen çmimet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)