19 Prill 2019

Pjesëmarrja e dizajnëreve te rinj në ekspozitën e unifikimit te Koreve

Seul, 22 qershor - Tre studentët nga universiteti Kosovo Art Academy kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre.

Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Hazardous Field" dhe "Hazardous Planet", studenti Bajram Sylejmani, ka apiluar me një poster të temës ekologjike të titulluar "Green Energy" dhe studenti tjetër Besnik Rexhaj ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Day of the better planet" dhe "Day of the dead planet".

Vlen të theksohet se të lartpërmendurit sapo kanë mbaruar studimet e vitit I-rë në Kosovo Art Academy në departamentin e Dizajnit grafik dhe Multimedias të udhëhequr nga prof. Rrezeart Galica.

Ekspozita ndërkombëtare "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" është inicuar menjëherë pas pajtimit të dy Koreve, asaj Jugore dhe Veriore. Organizuar nga komuniteti i dizajnerëve në esencë kjo ekspozitë ka pasur disa kategori tematike si: Paqja, Uniteti, Liria dhe Ekologjia.

Ndërsa në thirrje gjithashtu kishte shpjegimin se Koreja e Jugut, e cila është thurrur nga 155 milje tela me gjemba për 65 vjet pas marrëveshjes së armëmbajtjes në vitin 1953, tani duhet të hiqet tela me gjemba dhe të gjejë formën e saj origjinale. Imazhi që ju si dizajner do të dërgoni anembanë botës është për të mirën e unifikimit të Koresë.

Hwang Mansok dhe Byoung II Sun janë profesorë në universitetet e artit në Seul dhe të njëjtët kanë bërë selektimin e punimeve.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për një muaj dhe gjithashtu do të rihapet në disa qytete të Koresë Jugore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019

- Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në festivalin olimpik për fëmijët parafillor. ))(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve për ndërmarrësit e rinj. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2019", që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Drenas. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 16:30)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Prizren. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:30) 

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drilon Pireva, Udheheqës i projektit për investimet në hyrjet e banesave, do të mbajnë konferencë për shtyp. (lagja Dardania, rr. Kadri Zeka, Blloku 7/1, hyrja A te Bast Trade, ora 17:00)