29 Mars 2024

Piktorët dhurojnë punimet për ndihmë në shërimin e dy të rinjve

Prishtinë, 5 tetor - Sot në “Sonder”, do të organizohet Ankandi “Humanart” që u ka mundësuar artdashësve që të kontribuojnë në shërimin e Arbër Sadiku 20 vjeçar dhe Hasan Mehmeti 4 vjeçar duke blerë pikturat e disa prej piktorëve më të njohur kosovarë.

“Arti e humanizmi duhet gjithmonë të shkojnë krah për krah e të premtën në Sonder në Ankandin HumanArt janë të pandashme. Këtë e kanë mishëruar herë piktorët e njohur kosovarë, që kanë dhuruar pikturat e tyre për këtë qëllim kaq fisnik,” ka thënë organizatorja e kësaj ngjarjeje humanitare, piktorja Ariana Bekteshi, duke ftuar artdashësit të marrin pjesë në ankand.

“Shpresoj që qytetarët dhe artdashësit në veçanti t’i përgjigjen thirrjes sonë për të ndihmuar këta dy të rinj, të cilët gjatë këtij muaji do t’u nënshtrohen operacioneve financiarisht të papërballueshme për familjet e tyre”, ka theksuar ajo.

Piktorët që deri më tani kanë dhuruar veprat e tyre janë Zake Prelvukaj, Mina Krasniqi, Agron Mulliqi, Merita Maloku, Veli Blakqori, Bardha Buza, Shpetim Mehmeti, Ariana Bekteshi, Mentor Avdili, Anton Krasniqi, Argenita Fetahu dhe të tjerë që janë duke iu kanë bashkangjitur iniciativës gjatë ditëve të fundit.

Artistët e tjerë të interesuar kanë kohë t’i bashkangjiten ankandit dhe t’i dhurojnë punimet e tyre deri të premtën në mesditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)