29 Nëntor 2020

Përurohet pulla postare Heroinat e Kosovës


Prishtinë, 22 tetor - Sot, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, pranë Këndit të Kurajos të inauguruar muaj më parë, u përurua pulla postare “Heroinat e Kosovës”.

Me këtë rast, Posta e Kosovës e ka lëshuar në qarkullim këtë pullë postare  kushtuar grave të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre në rrethana të ndryshme për lirinë e Kosovës.

Në fjalën e rastit, Kryetarja e Kuvendit, Dr. Vjosa Osmani tha se: “është me rëndësi për ne që Kuvendi i Kosovës të jetë vend i hapur për të gjitha aktivitetet të cilat përfaqësojnë̈ qytetaret tanë dhe historinë e Kosovës.

Por, në veçanti do mbështesim çdo nismë që reflekton punën, sakrificën, dhe arritjet e heroinave tona ndër vite, sepse, fatkeqësisht deri më tani, jo radhë herë është injoruar roli jashtëzakonisht i madh i grave kosovare në ndërtimin e shtetit tonë, në arritjen e lirisë, në luftën për barazi gjinore, në protesta të shumta që janë organizuar për vite të shumta, si dhe sakrifica e tyre gjatë luftës.”

Në emër të Postës së Kosovës, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Znj. Vjollca Shala Mulaj falënderoi Kryetaren e Kuvendit dhe Kuvendin e Kosovës për mbështetjen e tyre dhe potencoi se: “Ky emision i pullave postare që po e promovojmë sot është i veçantë, sepse mishëron sakrificën dhe njëherësh krenarinë e gruas shqiptare nëpër shekuj, sidomos vuajtjet biblike të shumë vajzave dhe nënave që përjetuan tmerrin e dhunimit.

Në promovimin e mbajtur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën patronatin e Kryetares së Kuvendit , Dr. Vjosa Osmani, morën pjesë zyrtarë të lartë të Postës së Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqatave të grave, gratë deputete, ambasadorë si dhe mysafirë të tjerë.​



Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)