25 Prill 2024

Përmbyllet sot konferenca për “të ardhmen e kufijve”

Prizren, 22 gusht - Konferenca ndërkombëtare  treditore “E ardhmja e kufijve”, organizuar nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale, përmbyllet sot në Prizren.

Në sesionin e sotëm, me fillim nga ora 11:00, në Hamamin Gazi Mehmet Pasha,  do të diskutohet për: Kufijtë e padefinuar të artit bashkëkohor.

Arti modern dhe bashkëkohor ka pretenduar gjithmonë të jetë pa kufij, në emër tëndërkombëtarizimit, avant-gardës globale, kozmopolitane apo nomade.

Dhe ende ekzistojnë kudo kufijtë në art, në aspektin e mjediseve shoqërore, politike apo ekonomike të artit. Ndërkohë që kërkojnë të kontekstualizojnë veprat e fillesave të ndryshme, arti bashkëkohor duket të përjetësojë kufijtë e padëshiruar.

Atëherë, si bëhet fjalë për trendet e kërkimit të kufijve në shoqërinë bashkëkohore? Ose, a mund të jetë kthimi i kufijve që e bëjnë artin bashkëkohor edhe më sfidues, bindës apo problematik?

Folës në panelin e sotëm janë: Sislej Xhafa (SHBA), Miran Mohar (Slloveni), Yehuda Safran (SHBA) sidhe të gjithë artistët dhe folësit e konferencës. Fjalimi kryesor mbahet nga Sezgin Boynik (Finlandë), ndërsa moderohet nga Manray Hsu (Taivan), kurator i edicionit të parë të Autostrada Biennale.

Sot do të bëhet prezantimi i artistëve: Valentina Bonizzi (Itali), Alban Muja (Kosovë).

   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)