19 Prill 2024

Për veshjen e Zonjës së Parë të Kosovës është përkujdesur Vjollca LLapashtica

Prishtinë, 26 shtator - Edhe kësaj here për veshjen e Zonjës së Parë te Republikës së Kosovës, Lumnie Thaçi, e cila bashkë me bashkëshortin e saj presidentin Hashim Thaçi, që është takuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania Trump, është përkujdesur  disenatorja kosovare, Vjollca Llapashtica.

Zonja Thaçi, e cila po e shoqëron Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Në këtë ngjarje, përveç Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, si dhe bashkëshortes së zëvendëspresidentit amerikan, Karen Pence, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar edhe Zonjën e Parë të Austrisë, të Ganës, Haitit, Kanadasë, Koresë së Jugut, Madagaskarit, Polonisë, Gjeorgjisë, Izraelit, Nigerisë dhe disa shteteve të tjera.

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, para të pranishmëve ka folur për aktivitetet e saj humanitare dhe fushatën “Be Best”, fushatë kjo për ndërgjegjësimin e opinionit me fokus në mirëqenien e të rinjve dhe avokimin kundër ngacmimit në internet dhe kundër përdorimit të drogës.

Në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, ka marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe në Drekën e Tetë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)