19 Prill 2024

Peja shënoi 79 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Azem Shkreli

Pejë, 11 shkurt - Biblioteka Rajonale “Azem Shkreli” në Pejë ka organizuar takimin letrar me poetë e krijues letrar të shtunën në objektet e bibliotekës, ku u shënua 79 vjetori i lindjes së shkrimtarit Azem Shkreli.

Gjatë këtij takimi pëkujtues, përkatësisht gjatë kësaj ore letrare, krijuesit letrar pejanë dhe të tjerë me fjalët dhe poezitë e tyre e veçuan lartë jetën dhe veprën e shkrimtarit Azem Shkreli.

Peja përherë do ta kujtojë poetin e shkrimtarin Azem Shkreli, ndonëse ai ka qenë një krijues i mirëfilltë, por i heshtur sa ishte gjallë, megjithatë veprat e tij flasin.

Në fund të këtij aktiviteti, u ndanë mirënjohje për poetët dhe shkrimtarët pejanë, të cilët në vazhdimësi bashkëpunojnë në organizime të tilla letrare me Bibliotekën Rajonale ” Azem Shkreli” në Pejë./Ahmet Pllana
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)