28 Mars 2024

Parasite fiton Oscarin në kategorinë kryesore

Kaliforni, 10 shkurt - Filmi jugkorean, Parasite ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë filmi i parë që nuk është gjuhën angleze, por ka marrë Oscar në këtë kategori.

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Judy Garland në filmin Judy, derisa Laura Dern ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin, Marriage Story.

Joaquin Phoenix ka fituar çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin Joker, derisa çmimi për rolin më të mirë në rol dytësor ka shkuar për aktorin Brad Pitt në filmin, Once Upon a Time in Hollywood.

Filmi Parasite shpërfaq satirën sociale rreth dy familjeve nga klasa të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri në bodrum dhe një familje të pasur që jeton në një shtëpi të madhe.

“Ndihem sikur do të zgjohem dhe do ta kuptoj se është ënderr. Kjo duhet shumë e pamundshme”, ka thënë regjisori i filmit, Bong Joon-ho.

Producentja, Kwak Sin-ae, që ka pranuar çmimin ka thënë : Nuk kam fjalë. Ne nuk kemi imagjinuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Mendoj se një moment i artë në histori është duke ndodhur tani”.

Filmi Parasite ka fituar katër çmime Oscar në total, derisa filmi tjetër i nominuar në disa kategori, 1917, me regji të Sam Mendes ka fituar tre çmime.

Ky film që ka të bëjë më Luftën e Parë Botërore është thënë nga kritikët se do të fitojë çmimin kryesor, mirëpo në fund ai triumfoi vetëm në kategori për çështje teknike.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oscar është mbajtur në Teatrin Dolby në Kaliforni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)