28 Mars 2024

Nis të shfaqet filmi dokumentar për Celine Dion

SHBA, 22 shkurt - “Celin: përmes syve të botës”, është filmi dokumetar për turneun e fundit të këngëtares Celine Dion në vite 2008 – 2009, i cili ka nisur shfaqen në kienmatë amerikane. Ndërkohë, ylli i muzikës kantri, Reba Makintajër, po nis pregatitjet për turneun e saj të ri nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja veterane e muzikës kantri, Reba McEntire, është mjeshtre për t’u rikthyer sukseshëm në muzikë.

Që nga dalja e albumit të saj të parë me titull “Can’t even get the blues”, në janar të vitit 1983, ajo vazhdon të mbetet në krye të klasifikimeve për muzikën kantri në Amerikë, me albumet dhe këngët e saj. Imazhi i saj i kuruar nëpër vite, është një nga pikat e sukseshme të Rebës:

“Është i rëndësishëm- thotë ajo- kur e kam nisur m’u desh që të ndryshoja rrënjësisht për të qenë pranë publikut, por nuk hoqa dorë asnjëherë nga stili im kaubojs”.

Pamja e saj mund të ketë ndryshuar nëpër vite por diçka nuk ndryshon asnjëherë në karrierën e saj. “Ajo që mbetet përherë e njëjtë është një këngë e mirë. Duhet të kesh një këngë të mirë, që të dominosh”, thotë ajo.

Më tej ylli i muzikës amerikane, thotë se ajo nuk është kryeneçe në përzgjedhjen e këngëve, por i ndjek dhe do t’i bëjë të sajat me çdo kusht kompozimet e vërteta dhe të mira.

34 këngë të pozicionuar në vendin e parë gjatë gjithë karrierërs së saj, dhe ndërthurja me krijime të reja, është një dilemë për përzgjedhjen e këngëve që këndohen nëpër turnetë që Reba zhvillon.

Aktualisht ajo do të nisë një turne në muajin prill, ku do të këndojë së bashku me George Strait. Këngëtarja e famshem Celine Dion mbërriti në premierën e filmit dokumentar me titull “Celine, përmes syve të botës”, e veshur me të zeza, dhe me bizhuteri diamanti që kapin vlerën e miliona dollarëve.

Filmi “Celine, përmes syve të botës” ka ndjekur artisten gjatë turit të saj “Taking Chances” në vitin 2008- 2009. Ajo ka udhëtuar në 5 kontinente, duke dhënë koncerte në 25 vende të botës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, djali 8 vjeçar, e jëma dhe familja e saj e madhe. Filmi tregon pjesën e paskuintave të koncerteve të saj, si dhe momente të rralla dhe të pashikuara më parë.

Dion thotë se ndonëse këto filmime janë personale dhe i përkasin familjes së saj, ajo mendoi që t’i ndante sëbashku me adhuruesit e saj. Filmi ka nisur transmetimin në disa prej kinemave amerikane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)