20 Prill 2024

Ngjarja tradicionale Let’s Dance mbledh 23,486 euro

Prishtinë, 23 shtator - Ngjarja për mbledhje të fondeve “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” - Let’s Dance, që u mbajt për të tretën herë me radhë ka dëshmuar se lëvizja e bamirësisë që nisi në vitin 2015 është shndërruar tashmë në një nga traditat më të bukura në kryeqytet.

Duke shpalosur bujarinë e njerëzve dhe lidhjen mes tyre, mbi 400 vetë morën pjesë në mbrëmjen e vallëzimit për qëllime të mbledhjes së fondeve që u mbajt në Duplex Premium në Prishtinë dhe ku u mblodhën €23,486.5 përmes sponsorizimeve dhe biletave të shitura.

Ashtu si çdo vit, fondet e mbledhura përmes kësaj mbrëmjeje vallëzimi përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe që luftojnë shkallën e vdekshmërisë foshnjore, sëmundjet tek foshnjat e lindura para kohe dhe shqetësime të tjera, si dhe mbështesin familjet e tyre. E gjitha kjo punë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e kujdesit mjekësor në Kosovë.

 “Let’s Dance” tashmë është shndërruar në brend të ndërlidhur ngushtë me konceptin e mbledhjes së fondeve për qëllime bamirësie dhe për t’ju dhënë fëmijëve mundësinë për një jetë të lumtur dhe të përmbushur.

Gjatë vitit në vijim, Fondacioni do të publikojë aktivitetet e mundësuara nga këto fonde.

Mbrëmja e vallëzimit për mbledhje të fondeve u mbështet  nga këta sponsor: Banka për Biznes si sponsor i artë; TEB, Banka Ekonomike, NLB, Solidar Suisse, Recura Financials, Gjirafa, Acibadem, HIB Petrol, Barutti dhe Komot si sponsorë të argjendtë; KEP Trust, Kolegji Universum, Finca Kosova, Cacttus, Meridian dhe Trepharm si sponsorë të bronztë.

Të tjerë sponsorë ishin: Eurolab Internacional, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania dhe Karl Gega, Ujë Rugove, R+People, VM3, Thai, Umami, Francisko, Trosha, Origo Balloons, Amel, Lulishtja Labi, Rrotull.com, Glam radio, Duplex Premium, Leka lamps, RTK, Green & Protein, Kanun.tv, Catering, Tenda 3, dhe Che bar.

Falenderime të posaçme për Perla Events që dekoroi vendin, Adrian Berishën (Gamblemania) dhe Valon Shehun për muzikën dhe për të gjithë vulllnetarët që i dhanë jetë mbrëmjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)