31 Mars 2020

Nënshkruhet vazhdimi i Memorandumit në mes QKK-së dhe EAVE-së

Prishtinë, 26 shkurt - Qendra Kinematografike e Kosovës dhe EAVE kanë nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit me qëllim të bashkëpunimit në ofrimin e edukimit audiovizuel, për qytetarët e Kosovës, në platformën European Audiovisual Entreprneurs (EAVE).

EAVE është trajnim profesional për zhvillimin e projekteve filmike dhe për krijmin e kontakteve në mes producentëve nga e gjithë bota.

Kjo platformë është themeluar në vitin 1988 për t’i bashkuar producentët nga vendet e ndryshme të botës me synimin e lehtësimit të marrëdhënieve për bashkëprodhim.

EAVE ka për qëllim kontributin në krijimin e rrjeteve të fuqishme të kontakteve të cilat do të forcojnë prodhimin e pavarur në të gjithë botën. Ky është një trajnim intenziv për një vit, i ndarë në tri punëtori.

Përmes këtij Memorandumi përfitojnë producentët kosovar të cilët pranohen në EAVE duke iu dhënë mundësia të jenë pjesë e trajnimit kryesor në Evropë.
--
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)