25 Prill 2024

Nënshkruhet memorandum për kompleksin "Rexhep Malaj" në Hogosht

Prishtinë, 24 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati.

 Në këtë takim, ministri Gashi e kryetari Kastrati kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Kompleksi Rexhep Malaj” në fshatin Hogosht.

 Memorandumi do të zbatohet gjatë vitit 2018, projekt për të cilin MKRS do të investojë me vlerë financiare prej 50 mijë euro.

Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore. “Si MKRS zotohemi se do të angazhohemi maksimalisht që të investojmë në fushën e kulturës e të trashëgimisë” .

 Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati shprehu falënderim të veçantë për ministrin për përkushtimin e vazhdueshëm në sektorin e kulturës, rinisë, sportit e trashëgimisë për qytetarët e Kamenicës por edhe për nënshkrimin e këtij memorandumi. Kastrati tha se kompleksi do të jetë në shërbim të kujtesës për qytetarët e Kamenicës dhe jo vetëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)