19 Prill 2024

Nëndërkohë, Lumbardhi rihap dyert

Gjilan, 1 korrik - Pas një periudhe të tërheqjes për ta mundësuar riijetësimin e Kino Bahçes, të vazhduar nga pandemia globale, Lumbardhi i rihapë dyert për publikun me 10 Korrik, me programe dhe formate të reja, përkitazi me rrethanat e momentit dhe masat e domosdoshme për mbrojtje nga COVID-19.
 
Gjatë kësaj kohe, Fondacioni Lumbardhi ka kompletuar “Fazën I” të rikthimit të kinemasë, përmes vlerësimit të pesëvjeçarit dhe rrethanave të sotme, strukturimit institucional, nisjes së partneriteteve të reja dhe zhvillimit të strategjisë afatgjate programore, duke e përfunduar këtë fazë me rijtësimin e Kino Bahçes dhe hapjen e dyerve.
 
Përmes këtyre punimeve, kinemasë së hapur i janë rikthyer cilësitë e humbura dhe të zbehura me kohë: peisazhi i gjelbër përmes mbjelljes së plepave, restaurimi i ekranit, lidhja e kinemasë me rrugën e Farkëtarëve si dhe instalimi i dyshemesë me beton poroz, ndërhyrje këto që ofrojnë një reflektim në identitetin e tanishëm dhe çasjen afatgjate për Kino Lumbardhin në nivel urban dhe arkitekturor.
 
Programet publike këtë verë, formësohen rreth programit kryesor të filmit "Spectral Tales" (Tregimet Fantazmagorike), i cili konceptohet në epizodet mujore ‘Fantazmat’, ‘Vrimat’ dhe ‘Muret’. Ky program ka për qëllim reflektimin mbi kundërshtitë ekzistuese që kjo periudhë e pandemisë i thelloi, e në veçanti lidhur me padrejtësitë shoqërore, zhvillimet e pabarabarta dhe kushtet e tëhuajtësimit që u theksuan.
 
Me qëllim të rimendimit të programit të muzikës, duke reflektuar në përvojën e programeve të deritanishme, kufizmet në udhëtime, masat e distancimit fizik, Lumbardhi piloton “Kërkimet”, program mësimi dhe dëgjimi, i bashkë-zhvilluar me krijues, kompozitorë, edukatorë dhe performues të muzikës.
 
Për t’i kontekstualizuar programet dhe projektet kërkimore, në korrik, Lumbardhi nisë platformën online të publikimeve, BLLOGU si dhe programin diskursiv “Bisedat”.

Autorë, ligjërues dhe folës që trajtojnë tematika rreth zhvillimit të qyteteve dhe mjedisit urban, organizimit shoqëror, praktikave vetëhistoricizuese, do t’i elaborojnë pozicionet e tyre dhe kontribojnë në kërkimin tonë rreth rolit të institucioneve kulturore në raport me mjediset të cilave ato i përkasin.
 
Të pregatitura nga departamenti i ri i hulumtimit dhe programit të Fondacionit Lumbardhi, programet dhe projektet që do të shpalosen këto ditë, shënojnë fillimin e fazës së dytë në zhvillimin e institucionit dhe testimin e vizionit për Lumbardhin, që synohet të arrihet me restaurimin e ndërtesës dhe shtimin e funksioneve të reja në 70-vjetorin e themelimit të kinemasë, në vitin 2022.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)