20 Prill 2024

Në Prizren do të fillojë ndërtimi i Shkollës së Muzikës

Prishtinë, 18 maj - Ministri, Mahir Yagcilar, në Ministrinë e Administratës Publike ka pritur kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin ka biseduar për projektet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të Kopshtit të Fëmijëve,  që do të fillojnë së shpejti të ndërtohen në Prizren, nën mbikëqyrjen e MAP-it.

Pos kësaj, në takim u bisedua edhe për reformat në shërbimet publike si dhe hapat tjerë, që do të ndërmerren për t’i zbatuar këto reforma.

Ministri Yagcilar tha se përcaktimi dhe forcimi i standardeve të njësuara për ofrimin e shërbimeve kanë një rëndësi të veçantë për të rritur besimin e qytetarëve te institucionet shtetërore.

Shi për këtë, ministri Yagcilar dhe kryetari Haskuka, u dakorduan, që me mbështetjen e MAP-it, sistemet elektronike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët do të integrohen sipas Kornizës së Interoperabilitetit dhe do të zhvillohen platformat elektronike për ofrimin e shërbimeve ``one stop shop``, me qëllim të ngritjes së transparencës dhe  llogaridhënies.

Kryetari Haskuka, duke vlerësuar bashkëpunimin me MAP-in falënderoi Ministrin për përkrahjen e tij për projekte shumë të dobishme për qytetarët e Prizrenit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)