16 Prill 2024

Në Prekaz u mbajt manifestimi Dita e Diasporës

Skenderaj, 2 gusht - Mbrëmë, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës u mbajt manifestimi tashmë tradicional “Dita e Diasporës”. Manifestimi filloi me homazhet në varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”.

Më pas, para një numri të madh të bashkatdhetarëve dhe mysafirëve të tjerë, ministri i Diasporës, Valon Murati, mbajti një fjalë rasti.

"Ju keni qenë pjesë e pandashme e rrugës për lirinë e atdheut. Pa punën tuaj, liria do të ishte shumë më vështirë e arritshme. Andaj, duke respektuar angazhimin tuaj dhe lidhjen që keni me lirinë e Kosovën, mblidhemi çdo vit për të shënuar ditët e mërgimtarëve edhe në Prekaz, si simbol i sakrificës së përbashkët. Me punën tuaj të ndershme, me angazhimin tuaj në jetën politike, ekonomike, kulturore, arsimore e sportive të vendeve ku jetoni, po e lartësoni kombin shqiptar, shtetin e Kosovës dhe viset e tjera shqiptare. Po i krijoni atdheut tuaj lidhje të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës”, tha ndër të tjera ministri Murati.

Aktiviteti qendror vazhdoi me programin kulturor, përgatitur nga grupi mjaft i suksesshëm shqiptaro-slloven “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu. Ky grup këndoi këngë të bukura shqipe.

Vlerën këtij koncerti ia shtoi edhe ikona e muzikës qytetare shqiptare Nezafete Shala, e cila për të pranishmit këndoi këngë të vjetra shqipe.

Në këtë koncert u shqua për zërin e tij karakteristik edhe Alban Spahiu, një fëmijë shumë i talentuar nga diaspora, cili këndoi këngë për Adem Jasharin dhe për mërgimtarët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)