21 Korrik 2019

Në Mitrovicë fillon kolonia mbarëkombëtare e piktorëve 'Mitrovica art colony'

Mitrovicë, 17 qershor - Organizuar nga Shoqata e artistëve figurativ në Mitrovicë ka nisur të shtunën Kolonia e arteve që mbahet në kuadër të manifestimit “Ditët e kulturës”.

Në koloni po marrin pjesë rreth 30 artistë të mirënjohur nga Durrësi, Shqipëria, Maqedonia, Tirana, Tropoja, dhe qytete tjera të Kosovës.

Kolonia ka filluar më 15 qershor, ndërsa që piktorët ditën e parë kanë pikturuar tek Liqeni Akumulues, ditën e dytë në Shalën e Bajgorës, ditën e tretë në qytetin e Mitrovicës,  kryesisht peizazhet e bukura të Shalës së Bajgorës, të Liqenit Akumulues dhe imazhe nga qyteti i Mitrovicës.

Për katër ditë rresht, piktorët do të pikturojnë vepra të ndryshme, ndërsa hapja e ekspozitës me këto punime do të bëhet të martën, më 18.06.2019, në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)