25 Prill 2024

Në Kino ABC shfaqet premiera e filmit “Blue Heart”

Prishtinë, 10 maj - Sot në në Kinema ABC në Prishtinë do te shfaqet premiera e filmit “Blue Heart” për Kosovë organizuar nga Environmentally Responsible Action (ERA) group.
 
Para filmit do të këtë një hyrje dhe bisedë të vogël nga Ellen Frank-Lajqi nga ERA group për Hidrocentralet në Kosovë. 

Filmi është transmetuar në anglisht me intervista në gjuhën shqipe dhe boshnjake / maqedonase, me titra shqip.

Blue Heart dokumenton betejën për lumin më të madh në Europë - Vjosa e Shqipërisë - përpjekjet për të shpëtuar Rreqebullin e rrezikuar të Ballkanit në Maqedoni dhe gratë e Kruščica, Bosnje dhe Herzegovinës, të cilët po mbajnë një protestë 24-orëshe për një muaj, për të mbrojtur burimin e vetëm të ujit të freskët të komunitetit.

Me 28 Prill, premiera botërore e filmit “Blue Heart” u zhvillua kundër sfondit spektakolar të murit të digave të Idbalit në Bosnje dhe Hercegovinë me mbi 500 pjesëmarrës.

“Blue Heart” u prodhua nga Farm League në emër të Patagoniës e cila shet pajisje per natyrë. Ajo është përkthyer në 14 gjuhë dhe do të shfaqet në mbi 500 vende në mbarë botën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)