29 Mars 2024

Në Gjilan hapet ekspozita “Shpirti i ekspozuar”

Gjilan, 20 mars - Në muzeun e qytetit të Gjilanit, u mbajt ekspozita e pesë nxënësve të shkollës së arteve pamore “Adem Kastrati”,  e cila gërshetoi tri mediume të artit, poezinë, kaliografinë dhe ilustrimin.

Nxënësit Mirjeta Keka, Albina Avdiji, Kaltrina Maliqi, Albnor Sejdiu dhe Ermira Demolli, shpërfaqën prirjet e tyre përmes mediumeve të caktura artistike nga letërsia dhe arti pamor, ku secila poezi është përcjellë me ilustrim dhe bukurshkrim, disiplina dhe talenti i tyre të veçantë, për të cilën, shquhen këta nxënës.

Aktiviteti u realizua me prani të kufizuar të nxënësve, mësimdhënësve, përfaqësuesve të DKA-së dhe Muzeut të Qytetit.

Drejtori i shkollës, Roland Masurica, në hapje të kësaj ekspozite, falënderoi të gjithë të pranishmit, me ç’rast uroi autorët e ekspozitës për kreativitetin e tyre artistik dhe njëherësh duke inkurajuar të gjithë të rinjtë të  cilët artin e përcaktojnë si udhërrëfyes në karrierë.

Masurica potencoi se tashmë Galeria  e Arteve Pamore është në përfundim të punimeve finale dhe po bëhet një realitet, të cilën do ta gëzoj komuniteti artistik.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, u shpreh i ngazëllyer me këtë paraqitje të nxënësve  të shkollës së arteve, duke theksuar se Drejtoria Komunale e Arsimit do të jetë gjithnjë në mbështetje të nxënësve dhe aktivizimit të tyre, të cilët përmes talentit dhe prirjeve na ofrojnë lumturinë.

Ndërsa, drejtoresha e muzeut të qytetit, Gjylishene Berisha, nga këndvështrimi  i një gjuhëtareje  e vlerësoi lart punën e nxënësve, duke shtuar se muzeu i qytetit do të jetë gjithherë  hapësirë e cila promovon vlera kulturore dhe artistike.

Profesor Jeton Rexhepi, kryetar i aktivit profesional të shkollës së arteve, uroi nxënësit pjesëmarrës në këtë ekspozitë,  të cilët, sipas tij, treguan pjekuri artistike.

Ekspozita do të mbetet e hapur për vizitorë deri më 2 prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)