19 Prill 2024

Ndahen Çmimet për vullnetarizëm dhe aktivizëm qytetar

Prishtinë, 5 dhjetor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”, i cili do të mbahet sot në Prishtinë.

Fjalimet hapëse do të mbahen nga Ruairí O'Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv i D4D-së.

Çmimet të cilat do të ndahen janë: Vullnetari/ja i/e vitit, aktivisti/ja i/e vitit, mirënjohje për aktivizëm qytetar, mirënjohje për kontribut në komunitet dhe mirënjohje për promovim të qytetarisë aktive dhe vullnetarizmit.

Nominimi për Vullnetarët dhe Aktivistët Qytetarë të Vitit ka qenë i hapur për një muaj ku secili person ka mundur të nominoj dikë që ka bërë punë vullnetare.

Çmimet për vullnetarë dhe aktivizëm qytetarë të vitit ka për qëllim që të promovoj punën dhe angazhimin e atyre të cilët kanë bërë ndryshim të dukshëm në komunitetet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)