22 Shkurt 2020

Muzeu i Kosovë hap ekspozitën kushtuar Gjergj Kastrioti - Skënderbeut

Prishtinë, 16 nëntor - Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ekspozita përmban statute, replika, gravura të autoreve të ndryshëm me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, kjo ekspozitë  është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)