29 Mars 2024

MKRS publikon Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme

Prishtinë, 13 tetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar Regjistrin e aseteve të Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme e cila përveç tjerash është pasuruar me asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore të cilat prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore.

Si rezultat, Regjistri i Trashëgimisë, i publikuar më 10 tetor, përveç tjerash është pasuruar me 8 asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore të cilat prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore. Asetet e përfshira në listë janë:

- Pleqnia në odat e Dukagjinit, Këngë vajtimi ‘Gjama e Burrave’, Këngë për krye krahi – Malësorçe, Këngë me Lahutë, Këngë e Tepsisë të propozuara nga QRTK Pejë,

- Mësiti në Shalën e Bajgorës, Kangagjeqi në Shalën e Bajgorës dhe Dasma në Shalën e Bajgorës të propozuara nga QRTK Mitrovicë janë përfshirë në një njësi,

- Flaka e Janarit, propozim i QRTK Gjilan,

- Çiftelia dhe Teleisja, si fryti i parë i bashkëpunimit formal me Institutin Albanologjik.

Ministrja Dumoshi në 100 ditët e angazhimit të saj në Qeverinë Hoti ka vendosur si prioritet politik trashëgiminë kulturore, me fokus të veçantë në trashëgiminë shpirtërore me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit tonë kulturor, vlerë kjo shumë të rëndësishme për afrimin e komuniteteve dhe për përmirësimin e dialogut mes kulturave të ndryshme. Trashëgimia kulturore e krijuar në shekuj e në vijimësi nga paraardhësit tanë, është ruajtur dhe mbrojtur duke u përcjellë brez pas brezi.

MKRS, me përkushtim të madh do t'i mbështesë kërkesat e qytetarëve, institucioneve, organizatave, që të sjellin propozimet e tyre në pasurimin e listës së trashëgimisë shpirtërore e materiale, në mënyrë që këtë trashëgimi ta ruajmë dhe ta përcjellim për gjeneratat e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)