26 Prill 2018

MKRS përkrah financiarisht Aleancën Franceze në Kosovë

Prishtinë, 13 prill - Sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Alenacën Franceze të Prishtinës.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë” dhe bashkëpunimi në fushën e aktiviteteve për promovimin e Frankofonisë në Kosovë.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Aleancën Franceze në Kosovë ndan mjetet financiare në vlerë prej 4,500 €.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetarja e Aleancës Franceze të PrishtinësDafina Bytyqi, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)