27 Qershor 2019

MKRS përgëzon gazetarin dhe publicistin, Nuhi Bytyçi për “Librin e luftës”

Prishtinë, 19 mars - Ministri Gashi, shprehu konsideratën e lartë të tij për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të gazetarit të mirënjohur Nuhi Bytyçit në kohë të vështira, veçmas gjatë periudhës së luftës për liri e pavarësi.

 “Të rrallë janë ata gazetarë, sikur ishte Nuhi Bytyçi, i cili në vazhdimësi ishte në shërbim të interesave të publikut, duke rrezikuar vetëm për të informuar opinionin drejt për zhvillimet dramatike në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare në rrethana të okupimit dhe të terrorit shtetëror serbo-jugosllav, duke thyer censurën e regjimit totalitar komunist, por edhe duke informuar opinionin botëror nga istikamet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përçuar mesazhin e luftës së drejtë dhe sakrificën e madhe të popullit shqiptar për liri e pavarësi" tha ministri Gashi.

Ministri Gashi e përgëzoi autorin Bytyçi për publikimin e memoareve të tij në një libër voluminoz me titull “Libri i luftës”, për të cilin tha se “është një projekt shumë serioz, jo vetëm gazetaresk e publicistik, por edhe historik, ngase në mënyrë kronologjike përfshin të gjitha ato ngjarje e zhvillime dramatike të historisë sonë më të re.”

Në takim, doajeni i gazetarisë kosovare, Nuhi Bytyçi, e informoi ministrin Gashi lidhur me përmbajtjen e “Librit të luftës” në botim të shtëpisë “Armagedoni”.

“Puna e gazetarit nuk është aspak e lehtë. Gazetari gjithmonë është në luftë, në luftë për të vërtetën, në shërbim të së mirës së atdheut të tij dhe të njerëzimit, në shërbim të publikut”, pohoi me këtë rast Nuhi Bytyçi.

Ai shtoi se “unë kështu e kam kuptuar gjithmonë gazetarinë dhe në këtë frymë jam angazhuar me tërë përkushtimin tim në të gjitha kohërat”.

 Bytyçi përkujtoi se “si pjesëmarrës i drejtpërdrejt i shumë ngjarjeve dhe proceseve politike e ushtarake në Kosovë dhe në mbarë hapësirën etnike shqiptare, qe disa vite kam punuar në prezantimin e tyre në librin tim, i cili është mirëpritur nga opinioni i gjerë. Besoj se do të shërbejë si dëshmi edhe për historianët tanë, të cilët janë duke punuar në shkrimin e historisë sonë më të re kombëtare".

Publicisti Nuhi Bytyçi ia dhuroi ministrit Gashi librin e tij dhe njëkohësisht e falënderoi atë për mbështetjen për botimin e librit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 qershor 2019 - Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane do të bëjnë "Demonstrim të drejtpërdrejtë" të sistemeve të QKMK-së ku përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit. (Objekti qendrorë i MPB-së, ora 9:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon seminarin për Monitorimin e Treguesve të Kontratës për Reformën Sektoriale të Reformës së Administratës Publike në Kosovë - Rezultatet e para të vlerësimit të ekspertëve të BE-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova” organizon Forumin “EverGreen Kosovo”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Komuna e Prizrenit do të bëj shpërndarjen e granteve për fermerët përfitues nga projekti i përbashkët i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me Caritas Switzerland, "Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI". (Hapësira e parkingut prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës organizon ceremoninë solemne të inaugurimit të Nënstacionit 220kV Drenasi. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ora 11:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Nënstacionit 220/10 (20), në Drenas. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, organizon një konferencë për media “Publikimi i letrës së re që KOSID i ka dërguar OPIC-ut, bankës që po e kosnideron përkrahjen ndaj Kosovës së Re”. (Shtëpia e Evropes, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë certifikatat për pjesëmarrës e kampit veror “Change-Makers”. (Parku i Gërmis, te koshat, ora 12:00)

- Kosovo 2.0 sjell themeluesin e revistës MyKali, Khalid Abdel Hadi i cili do të flasë për rolin e artit në ballafaqimin me çështjet si identiteti gjinor në shoqëritë ku dominojnë disa norma të posaçme, si dhe për sfidat dhe përvojat e tij në zhvillimin e revistës MyKali. (Hapësira e K2.0, ora 18:00)