03 Mars 2021

MKRS nënshkruan memorandum me komunën e Kaçanikut

Prishtinë, 29 prill - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Fusha ndihmëse në Kaçanik” i cili do të implementohet në këtë vit.

Në bazë të memorandumit ministria merr përsipër ta përkrahë financiarisht projektin ndërkaq komuna bashkë me MKRS-në do të kujdesen për implementimin e projektit.

Në takimin e zhvilluar mes ministres Dumoshi dhe kryetarit të Kaçanikut, Ilazi, u bisedua edhe për projektet konkrete që do të implementohen në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi tha se është e rëndësishme që në këtë kohë të vështirë projektet të trajtohen sa më me kujdes e me prioritet dhe të cilat i plotësojnë nevojat primare të qytetarëve.

Me realizimin e këtij projekti të fushës ndihmëse, sportistët e Kaçanikut do të kenë edhe një hapësirë tjetër ku t’i kryejnë aktivitetet e tyre sportive.

Ndërkaq, kryetari Ilazi e falënderoi ministren për përkrahjen ndaj komunës dhe u shpreh se vazhdimisht MKRS-ja dhe komuna e Kaçanikut kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)