26 Shkurt 2021

MKRS nënshkruan katër aneks memorandume me 4 komuna

Prishtinë, 21 prill - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim kryetarët e katër komunave Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës, Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës dhe Naim Ismajli, Kryetar i Komunës së Shtimes.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte nënshkrimi i katër aneks memorandumeve për mbështetje financiare.

Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Kastrati nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit për rinovimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës Isa Kastrati dhe shtëpive tjera komunitare” i cili do të implementohet gjatë vitit  2020.

Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Tahiri nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit, për projektin “Qendra e Kulturës në Vushtrri” do të implementohet gjatë vitit 2020

Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Gjini nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimin Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit” i cili  do të implementohet gjatë periudhës 2020-2022.

Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Ismajli nënshkruan aneks memorandumin e bashkëpunimit për “ndërtimin e Arkivit të qytetit të Shtimes”

Gjatë këtyre takimeve Ministrja Dumoshi shprehu mbështetjen e saj të pa rezervë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe theksoi që është prioritet i Ministrisë që drejton që të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha Komunat e Kosovës duke konkretizuar projekte të cilat do të jenë të frytshme edhe për nivelin komunal edhe atë qendror.

Sipas mundësive të veta, MKRS do të mbështesë të gjitha Komunat që projektet e mira kulturore, sportive e rinore t’i jetësojnë në dobi të qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)