12 Gusht 2020

MKRS ndan çmimet për kinematografi

Prishtinë, 31 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot në një ceremoni solemne ka bërë ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi dhe Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.

Çmimi Vjetor për Kinematografi ndahet mes regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha ndërsa çmimi për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë iu nda poetit dhe kritikut letrar z. Azem Shkreli – post mortem.

Sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi, regjisorja Burbuqe Berisha dhe aktori Kushtrim Hoxha shpërblehen me vlerë monetare prej 1.250 eurosh, ndërsa Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “ Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë i cili iu nda poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortem shpërblehet me vlerë financiare prej 5,000 eurosh. Çmimet u shoqëruan edhe me nga një plaketë dhe nga një certifikatë të nënshkruara nga ministri.

Ministri Gashi pasi i uroi për çmimet tha se “përkrahja e MKRS-së për artistët do të vazhdojë. Besoj se kemi pasur një juri profesionale për të vlerësuar çmimet dhe kemi ardhur deri te ky moment, në këtë ceremoni, për të ndarë këto çmime dhe është një ditë shumë e rëndësishme sepse gjithë ato rezultate që kanë ndodhur në industrinë kosovare të filmit natyrisht që sot shpërblehen”.

Tutje ministri Gashi tha se për këto rezultate e kemi rritur buxhetin për Qendrën Kinematografike, sot Ministria e Kulturës e ka një përkushtim më të madh për aktorët tanë kjo punë do të përkushtohet tashmë më shumë edhe në arenën botërore”, tha ministri Gashi.

Ndërkaq, Regjisorja Burbuqe Berisha fituese e çmimit “Bekim Fehmiu” falënderoi ministrin Gashi për shpërblimet duke u shprehur se është privilegj të marrë këtë çmim.

“Jemi të lumtur që ka qenë filmi që ka pasur më së paku buxhet, por është kryer me kohë dhe ka qenë në disa festivale, ka qenë një film që është punuar me shumë përkushtim. Për mua Çmimi “Bekim Fehmiu” është një privilegj”, tha Berisha.

Ndërsa, djali i poetit Azem Shkreli duke marrë çmimin në emër të babait të tij tha se:

“Jemi të nderuar që na e keni dhënë këtë çmim, të falënderoj ty dhe gjithë stafin për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike dhe besoj të vazhdoni me këtë punë të mirë edhe në të ardhmen”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)