02 Mars 2021

MKRS-ja me 15 projekte në Deçan

Prishtinë, 13 gusht - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendësi Halil Matoshi, dhe një pjesë e stafit të MKRS-së, kanë vizituar sot Komunën e Deçanit, ku fillimisht u pritën në takim nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Në takimin e zhvilluar, Dumoshi e Ramosaj kanë biseduar për projektet e përbashkëta mes MKRS-së dhe Komunës, investimet që janë duke u zhvilluar dhe ato që janë në plan të realizohen këtë dhe vitin tjetër.
 
Konkretisht bëhet fjalë për 15 projekte në të cilat ministria është duke investuar në Komunën e Deçanit, në fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe të sportit, si shtëpi të kulturës, biblioteka, 6 restaurime të kullave, qendrën rinore, sallën sportive e fushat e poligonet sportive.

Ministrja Dumoshi tha se në takim me kryetarin kanë biseduar edhe për turizmin kulturor.

“Me kryetarin biseduam për turizmin kulturor. Kjo pjesë e ka një bukuri natyrore e cila gjithmonë është veçuar si atraksion dhe ku do të mund të investohet dhe ndërtohen pista skijimi me një gjatësi deri në 5 km”, tha mes tjerash ministrja, duke thënë se është një mundësi si për qeverinë por edhe investitorët e huaj të investojnë në këtë zonë me bukuri të mrekullueshme, ashtu që Kosova të bëhet pjesë e hartës së Botës për skijim për zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Ndërsa kryetari Ramosaj e falënderoi ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për prezencën e saj në Deçan. Ai tha se projektet e përbashkëta të Komunës dhe ministrisë janë të dobishme dhe të rëndësisë së veçantë. Janë investime të cilat kanë me e bërë Deçanin me u dok ndryshe, deklaroi kryetari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)