19 Prill 2024

MKRS i dhuroi FSK-së 135 tituj të rinj të librave

Prishtinë, 23 korrik - Dje, Bibliotekës së Forcës së Sigurisë të Kosovës në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, iu shtuan edhe 135 tituj të rinj të librave në gjuhën shqipe të cilët u dhuruan nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për ta dorëzuar këtë donacion në ekzemplar në FSK kishte ardhur ministri i MKRS-së, z. Kujtim Gashi i cili u mirëprit nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore koloneli Hasan Hoxha dhe komandanti i Njësisë për Reagim në Kriza nënkoloneli Milaim Musliu.

Gjeneral Cikaqi e falënderoi ministrin Gashi për ekzemplarët e librave që i dhuroi, të cilët siç tha ai, do ta begatojnë edhe më shumë Bibliotekën e FSK-së.

Ndërsa, ministri Gashi u shpreh i kënaqur për dhurimin e këtyre librave, duke thënë se ky  nuk do të jetë donacioni i fundit për këtë bibliotekë „Donacioni që po e dorëzojmë sot është tejet cilësor. Këta libra janë librat më të mirë që janë botuar gjatë vitit 2018, andaj jam shumë i kënaqur që këta tituj po ia dhurojmë FSK-së. Ne nuk do të ndalemi vetëm më këtë donacion, por do vazhdojmë edhe në të ardhmen më donacione të tilla për këtë bibliotekë”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

Nënkolonel Musliu dhe përgjegjësja e Bibliotekës tetar Samire Tahiraj e njoftuan në pika të shkurtra ministrin Gashi për  historikun e Bibliotekës së FSK-së, donacionet e dhuruara deri me tani, mënyrën e shfrytëzimit të librave të bibliotekës  nga pjesëtarët e FSK-së, si dhe për vizitat e shumta të cilat i bëhen kësaj biblioteke.

Biblioteka e FSK-së çdo ditë e më shumë  po pasurohet me tituj të ndryshëm të librave si në gjuhën shqipe  ashtu edhe në gjuhën angleze, në mënyrë që pjesëtarët e saj të kenë mundësi të jenë sa më afër librit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)