25 Prill 2024

MKRS e përkushtuar që të ndihmojë jetën kulturore të Kosovës

Prishtinë, 18 gusht - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, vizitoi ekspozitën e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit  “Anibar” në Galerinë e Arteve në Pejë, me ç’rast ajo  u prit nga drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar”,  Vullnet       Sanaja dhe nga kryetari i Komunës së Pejës,  Gazmend Muhaxheri.

Po ashtu, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi vizitoi edhe Kinemanë “Jusuf Gërvalla” dhe nga organizatorët e Festivalit u njoftua në lidhje me punën e tyre rreth Festivalit.

Ministrja Dumoshi u shpreh e kënaqur me entuziazmin e të rinjve kreativ, dhe  u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë jetën kulturore të Kosovës duke krijuar kushte më të mira dhe duke e subvencionuar atë.

Ndërsa drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja e falënderoi  ministren për vizitën dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)