20 Shtator 2019

MKRS e përkushtuar ndaj punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore

Prishtinë, 1 nëntor - Nga sot edhe zyrtarisht krijuesit dhe performuesit e kulturës si dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore do të gradohen dhe do të marrin pagat e tyre me rritje, siç edhe pati premtuar javë më parë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Solemnisht, punonjës të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kanë nënshkruar kontratat e reja në bazë të rregullores së re e cila parasheh rritjen e pagave për këto kategori.

Ministri Kujtim Gashi tha se që nga marrja e mandatit, ai është angazhuar për krijimin dhe zhvillimin të politikave kulturore, ambientit dhe mekanizmave të përshtatshëm për kulturën dhe trashëgimin kulturore. “Përpjekjet tona po materializohen sot me nënshkrimin e kontratave në mes të punonjësve dhe të MKRS-së. Urime për të gjithë krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore për nënshkrimin e kontratave të reja”, ka thënë ministri.

“Jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar lidhur me zbatimin e rregullores për gradat dhe pagat e punëtorëve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, dhe që solemnisht sot të marrim pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të reja në bazë të rregullores së re me të cilën janë ngritur pagat e krijuesve dhe performuesëve të kulturës dhe të punëtorëve të trashëgimisë kulturore”, ka thënë ministri Gashi.

Ministri ka vlerësuar se përveç faktit të një trajtimi dinjitoz dhe meritor të punonjësve të këtyre fushave, kontratat e reja janë në kuadër të mbështetjes dhe përforcimit të kapaciteteve njerëzore. “Me miratimin e Rregullores, kemi dhënë përgjigjen e duhur dhe meritore, për çështjet e sistematizimit të pagave, gradimit dhe kategorizimit të krijueseve, performuesëve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore. Kemi krijuar parakushtet për të arritur objektivat e përcaktuara në politikat programore për kulturë e trashëgimi kulturore”, ka sqaruar ministri.

“Jeta e pasur kulturore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë përcaktime jetike të ministrisë që udhëheq unë dhe shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë sot dhe për të ardhmen e brezave që do të vijnë nesër. Ne po punojmë vazhdimisht që me politikat në fushën e kulturës  dhe të trashëgimisë kulturore të sigurojmë promovimin e kulturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, të sigurojmë ruajtjen identitetin e shoqërisë tonë. dhe një të ardhme të ndritshme për kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë”, ka dhënë mesazhin e tij në fund ministri, duke i inkurajuar dhe porositur përfituesit nga rritja e pagave që të fokusohen në punë kreative e sa më profesionale në fushat e kulturës e trashëgimisë.

Ndërkaq, në emër të përfaqësueseve të institucioneve vartëse të MKRS, Semira Latifi falënderoi ministrin Gashi për realizimin e premtimit të dhënë “Kërkesa jonë e kahmotshme u realizua, dhe për këtë, nder me meritoret është ministri z. Kujtim Gashi, për të cilin shprehim konsiderat dhe respekt të veçante, si ministër i cili e mbajti fjalën e dhënë. Ndoshta edhe mund te dukemi naiv, e ndoshta për dike edhe entuziast, por ne duam që kjo ditë të shënohet si një shembull dhe shtytje edhe për zyrtar të tjerë shtetëror. Te kuptohet se sa e rëndësishme është realizimi i një premtimi publik dhe sa me shprese bëhemi kur përgjegjësit tanë realizojnë atë që e thonë”

Në fund ajo theksoi se “kemi shume sfida para nesh dhe na duhet edhe me shume përpjekje, por besojmë që më njerëzit si z. Kujtim Gashi mund ti arrijmë caqet bashkërisht “.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)