16 Shtator 2019

MKRS e ndalon vazhdimin e punimeve në Kalanë e Novobërdës

Prishtinë, 5 shtator - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) mbështet plotësisht Vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve përmes të cilit Vendim ka ndërprerë të gjitha punimet në Kalanë e Novobërdës.

Punime këto të iniciuara së fundi si rezultat i dëmtimeve në muret e Kalasë gjatë muajit mars 2019.

Me gjithë angazhimet dhe konsultimet e deri tanishme, dëmtimet janë evidente edhe në këtë periudhe dhe për këtë arsye Instituti i Kosovës për Mbrojtje te Monumenteve- institucion përgjegjës ka ndaluar punimet.

"Në këtë kuadër, ne kemi përcjellë shqetësimin dhe kërkesën në Zyrën e BE-së që të shqyrtojë të gjitha mundësitë  ligjore për ndërmarrjen e masave të domosdoshme,  meqë janë nënshkrues të marrëveshjes me UNESCO-n. Kompania e cila zbaton punimet është e përzgjedhur nga UNESCO prandaj presim që të njëjtit të marrin përgjegjësitë ligjore", thekson MKRS.

Punimet  sipas MKRS-së nuk do te lejohen të vazhdojnë deri në pranimin e raportit të detajuar të cilin e presim jo më larg se deri në fillim të javës së ardhshme. Në të kundërtën, marrë në konsideratë gjendjen e krijuar përfshirë këtu dhe rrethana tjera të sigurisë së monumentit, jemi të obliguar të ndërmarrim veprime tjera në konsolidim të gjendjes dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe te tjera relevante.

Ministri Kujtim Gashi u shpreh se mbështet vendimin e IKMM-së dhe ka vlerësuar se është ky hap është më i duhuri për ta ruajtur dhe mos dëmtuar më tej një objekt jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kalaja e Novobërdës.

“Ne kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me Institutin dhe vendimi që ka ndërmarrë ai është hap të cilin unë si ministër e mbështes sepse është obligim i yni që trashëgiminë tonë ta ruajmë dhe të kujdesemi për të”, tha ministri Gashi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)