07 Dhjetor 2021

MKRS dhe UNDP do të rinovojnë disa objekte të trashëgimisë kulturore në Janjevë

Prishtinë, 24 nëntor - Përmirësimi i cilësisë së jetës për komunitetet që jetojnë në lokacione që nuk kanë qasje të lehtë në zonat urbane lidhet drejtpërdrejt me mbijetesën e kulturës së tyre, trashëgimisë së ndërtuar dhe peizazheve.

Konservimi i këtyre vendbanimeve krijon një frymë që lidh breza, përfshirë diasporën, të cilat e përforcojnë ndjenjën e përkatësisë. Por këto lokalitete unike dhe vlerat e tyre janë jashtëzakonisht të brishta dhe duhet të mbrohen në mënyrë sistematike.

Qyteti i Janjevës është vendbanim i vjetër i Kosovës që po përballet me humbje të trashëgimisë kulturore paralelisht me problemet socio-ekonomike dhe zvogëlimin e popullsisë.  

Për të adresuar këto sfida, në kuadër të Marreveshjes financiare për fondet IPA, 2020, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, është përfshirë edhe fusha e Trashëgimisë Kulturore. Në kuadër të  kësaj fushe përfshihet zbatimi i punimeve të ruajtjes dhe forcimit të infrastrukturës turistike të objekteve të trashëgimisë, veçanërisht përmes investimeve në infrastrukturën e turizmit, asistencës për zhvillimin institucional të turizmit dhe asistencë profesionale për investime që do të rrisin ofertën e produkteve të turizmit.   

Mbështetja për Turizmin dhe Trashëgiminë Kulturore  në veçanti për projektin e Janjevës zbatohet me menaxhim indirekt me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Në këtë drejtim, sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në në Kosovë, për mbrojtjen e trashëgiminë kulturore të Janjevës, për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve dhe promovimin e turizmit kulturor.

Restaurimi do të përfshijë ndërhyrje fizike në shtëpi të përzgjedhura në qendrën historike të Janjevës dhe përpilimin e një oferte kulturore që do të kontribuojë në ringjalljen socio-ekonomike të Janjevës.

Ministri Hajrulla Çeku theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, si një potencial për zhvillim socio-ekonomik: "Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si vlerë e përbashkët e cila kontribuon në forcimin e ndjenjës së përkatësisë dhe identitetit tonë, duhet të trajtohet si një proces kompleks i cili fillon me mbrojtje ligjore, vlerësim profesional dhe ndërhyrje fizike."

"Ky proces kompleks vazhdon me ngritje të kapaciteteve njerëzore, e të vetëdijes për rëndësinë dhe rolin e trashëgimisë, deri te mekanizmat e menaxhimit efikas që do të sigurojnë ringjalljen socio-ekonomike dhe një zhvillim të qëndrueshëm lokal. Në këtë drejtim jemi të kënaqur që projekti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Janjevës i përfshin të gjitha komponentet."

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, foli për synimet e përbashkëta të këtij partneriteti: "Sot po e vazhdojmë partneritetin me Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në mbështetje të ringjalljes socio-ekonomike të Janjevës.

"Puna jonë e përbashkët, e cila do të financohet edhe nga BE-ja, do të promovojë trashëgiminë kulturore fizike dhe shpirtërore si një urë lidhëse për kohezionin social përmes angazhimit të komunitetit."

"Ne synojmë të krijojmë një mjedis për gratë dhe të rinjtë për të zhvilluar aftësi dhe për të fituar përvojë pune që çon në fuqizimin ekonomik. Ne e vlerësojmë shumë partneritetin me Ministrinë që po forcohet përmes kësaj marrëveshjeje financimi, dhe do të punojmë së bashku me të gjithë partnerët për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e pasur kulturore të Janjevës. Me këtë rast e falemnderoj edhe komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm."

Mbështetja financiare e MKRS-së për këtë projekt është në vlerë prej 1.4 milionë eurosh, kurse zbatimi është planifikuar për vitet 2021-2024.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)