29 Mars 2024

Mjeku i Jackson mohon akuzën për vrasjen e këngëtarit

SHBA, 9 shkurt - Ish-mjeku personal i Michael Jackson ka pohuar se është i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje të pavullneteshme të këngëtarit në muajin qershor të vitit të kaluar.

Në aktin e inkriminimit të Prokurorisë së Los Angelesit lexohet se Conrad Murray, mjeku i Michael Jackson, e ka vrarë pa dashje dhe pa paramendim, mbretin botëror të popit.

Murray akuzohet për vrasjen e këngëtarit të famshëm në qershor të vitit 2009, por jo për vrasje me paramendim. Nëse Murray shpallet fajtor, ai rrezikon të paktën katër vjet burg. Kardiologu, sipas avokatit të tij mbrojtës, do të vetëdeklarohet jo fajtor.

Murray ishte punësuar për të ndihmuar mbretin e popit për të rikuperuar formën fizike, në prag të rikthimit të tij në skenë, në një maratonë koncertesh për turin "This is it".

Murray kishte ndërprerë studimet e tij në Huston dhe Las Vegas për t'u përkushtuar tërësisht ndaj Jackson. Por 25 qershorin e kaluar, sipas hetimeve të autoriteteve, mjeku i dha këngëtarit një mbidozë Propofoli, një ilaç që përdoret për të vënë në gjumë pacientët në sallën e operacionit. Dhe kjo mbidozë e çoi këngëtarin në një infarkt.

La Toya Jackson: Vëllain tim e vranë


La Toya Jackson, motra e legjendës së popit foli pas shumë kohësh publikisht për vdekjen e vëllait të saj të ndjerë i cili vdiq në 25 qershor të vitit të kaluar. La Toya foli pasi ish-mjekut personal të Michael Jackson iu komunikuan akuzuan në lidhje me vdekjen e ish-Mbretit të Popit.

La Toya u pyet se a do të merrte pjesë në gjykimin e Conrad Murrey. "Patjetër që po,"- ishte përgjigja e ish-modeles së revistës 'Playboy'.

"Ka shumë njerëz të cilët kanë gisht në fatkeqësinë që i ndodhi vëllait tim të ndjerë. Për këtë vdekje nuk mund të akuzohet vetëm mjeku personal i Michael."- akuzoi motra e Michael Jackson.

Gjatë një seance paraprake gjyqësore, mjeku i Jackson pohoi se ai kishte qenë afër këngëtarit me ngjyrë në momentet që ai ndërroi jetë. Murrey pohoi gjithashtu se ai i kishte dhënë një recetë me qëtesuesin e fortë i cili quhet, propofol.

Sipas mjekut ky qetësues do t'i shërbente këngëtarit që të flente disa orë gjumë, pasi Jackson kishte shumë kohë që vuante nga pagjumësia. Por mjeku Murrey ka përsëritur disa herë se ai nuk ka kryer asnjë veprim të gabuar për arsyen se sipas tij ai i ka respektuar të gjitha rregullat dhe kriteret mjekësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)