28 Mars 2024

Minogue, në korrik vjen me albumin e ri

SHBA, 22 prill - Pritja e gjatë ka mbaruar për këngëtaren australiane Kylie Minogue e cila do publikojë në 28 qershor këngën e saj të re "All The Lovers".

Kënga që synon të pushtojë majat e klasifikimeve verore do paraprijë daljen e albumit "Aphrodite" në 6 korrik. Në qëndër të albumit do jetë bukuria, dashuria, sensualiteti dhe ky është një rikthim pas për Minogue, e cila rindjek gjurmët e muzikës dance.

"All The Lovers" është kënga e fundit e shkruar në albumin e ri, por këngëtarja thekson se e dinte që do përfaqësonte gjithë albumin.

“Eshtë një këngë që të ngjeth mishin. Jam kurioze të mësoj si do reagojnë njerëzit ndaj kësaj kënge”, thekson bukuroshja austraiane. Disa nga autorët e teksteve të këngëve jane, Stuart Price, Calvin Harris, Jake Shears, Nerina Pallot dhe Tim Rice-Oxley.

Minogue ka shitur mbi 60 milionë disqe në gjithë botën dhe konsiderohet si një nga artistet më të talentuara të momentit. "Aphrodite" është albumi i 11-të i këngëtares australiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)