19 Prill 2024

Michael Jackson është gjallë

SHBA, 13 maj - Michael Jackson është gjallë dhe ai shëtit me një shami në fytyrë, duke u hequr si një njeri që është djegur.

Këtë e shkruan faqja e internetit michaeljacksonhoaxforum.com, ndërsa në Youtube e Facebook shfaqet shpesh një video për të cilën shkruhet se Jackson ka qënë i ftuar në \"Larry King Live\" në 25 qershor, dita e vdekjes së tij.

Në fakt, gjithcka nisi me shfaqjen në këtë show të Dave Dave, të cilit në moshën 6-vjeçare i ati i dogji fytyrën. Ai mbijetoi për mrekulli, ndërsa e ëma shkroi një libër që më pas u bë film. Një ditë ajo e çoi të birin në Neverland ku fëmija u miqësua shumë me Michael Jackson, i cili e mori nën kujdes, duke e ndihmuar edhe në studime.

Kjo është historia zyrtare, por sipas thashethemeve në internet, është pikërisht Michael Jackson që fshihet pas fytyrës se Dave. Gjatë rrëfimit në CNN, Dave tha se kishte një marrëdhënie të veçantë me Michael, i cili nuk e kishte braktisur asnjëherë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)