19 Prill 2024

Më largimin nga jeta të Ahmet Brahimaj arti humbi një artist të veçantë

Prishtinë, 7 maj - Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës (SHSTKK), ndjehet e shokuar më lajmin për humbjen e jetës së drejtorit historik të Baletit Kombëtar të Kosovës Ahmet Brahimaj.

SHSTKK vlerëson se Ahmet Brahimaj më punën, konsistencën dhe sakrificën e tij pas luftës, atëherë kur po rrezikohej shuarja e saj e ringriti trupën e re të balerinëve të këtij institucioni dhe më angazhimin e tij vet mohues i'a trasoi rrugën e pandalshme të suksesit.

"Rigoroziteti, pa anshmëria dhe ndershmëria e shquanin personalitetin e Ahmet Brahimaj, të cilat virtyte ai i aplikoi edhe në institucionin që drejtoi, duke e bërë model pune dhe formimi, për të gjitha institucionet e tjera kombëtare të kulturës, në nivel vendi."

"Aranzhimi i bashkëpunimeve më koreografë të të nivelit të lartë ndërkombëtar, bëri që Baleti Kombëtar i Kosovës të kthehej në njërin nder institucionet më përfaqësuese kulturore në Republikën e Kosovës e ku meritat më të mëdha për këtë i atribuohën Brahimaj", thekson SHSTKK.

Ahmet Brahimaj do të mbahet mend edhe për temperamentin e rrallë që kishte, të cilin diti ta sublimoj në punën e tij prej drejtuesi, duke i dhën impuls unik punës ķreative të trupës së balerinëve që kishte nën menaxhim, për ti motivuar ata të dëshmoheshin sa më mirë në skenë.

"Më largimin nga jeta të Ahmet Brahimaj kultura dhe arti humbi një artist dhe menaxher të veçantë, por jo dhe rrugën e suksesit të cilën ai e trasoi, e cila për të gjithë artistët skenik është një nder modelet më të mira të arritjeve në art", thekson ne fund SHSTKK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)