28 Mars 2024

‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’ me premierë në Hot Docs të Kanadasë

Prishtinë, 20 mars - ‘10 dokumentarë evropian të jashtëzakonshëm janë zgjedhur për ‘The Changing Face of Europe’; bashkëpunimi i ri i European Film Promotion me Hot Docs në Toronto’ është titulli i komunikatës së lansuar nga EFP.

Në këta 10 filma bënë pjesë edhe dokumentari i mbështetur nga QKK ‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’’ nga Ilir Hasanaj, film ky që pati premierën kombëtare në DokuFest ku edhe mori çmimin e publikut.

Hot Docs është një ndër festivalet më të mëdha të dokumentarit në botë dhe ky është edicioni i 25-të i tij i cili fillon nga 26 prill deri më 5 maj 2018. Një përzgjedhje e gjerë e 200 dokumentarëve prej Kanadasë dhe mbarë botës do të shfaqen përpara publikut të Torontos.

Dokumentari ndjek storien e një çifti të ndarë rishtazi dhe një adoleshenti të humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta. Të tre këta i bashkohen një projekti artistik me të cilën udhëtojnë në Evropë.

Në muajin prill ky film do të shfaqet edhe në festivalin American Documentary Film Festival në Palm Springs.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)