20 Prill 2024

Mbrëmje bamirësie për Manolja Kabashin

Prizren, 9 shtator - Femaktiv organizon sot në Kinemanë Lumbardhi në Prizren mbrëmjen e bamirësisë për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukeminë një spital në Stamboll të Turqisë. 

Gjatë mbrëmjes së bamirësisë do të performojnë dy bende muzikore, Kuarteti Pentagram dhe Jericho.

Ndërsa në fillim të mbrëmjes do të organizohet edhe audicioni me piktura dhe fotografitë dhuruara nga piktorë dhe fotografë të njohur të Kosovës.

"Prezenca juaj është mjaft e rëndësishme për ne, ndërsa ne shpresojmë që gjate mbrëmjes do të keni vullnetin dhe mundësinë për të blerë njërën nga veprat artistike."

"Për pjesën e audicionit ne kemi ftuar personalitete nga komuniteti afarist, partitë politike, institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, organizatat e shoqërisë civile, akademia dhe media", theksohet në njoftimin e Femaktiv.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)