24 Prill 2024

Mbaron Festivali Ndërkombëtar “Pianisti i ri 2017’’

Prishtinë, 2 korrik - Sikur edhe edicionet e kaluara, organizator i Festivalit Ndërkombëtar 'Pianisti i ri' ishte Shoqata e Pianistëve të Kosovës Bell’Arte Kosova.

Ketë vit ky festival  ka arritur qëllimin qe ia kishte vene vetes, për tu bere një gare masive pianistike ndërkombëtare , me shume veçori e sidomos ne Edicionin e 10-te.

Drejtoresha Vlora Baruti tha se 5 vitet e para atë Festivalit garues , ishin të mbështetur vetëm nga shkollat pianistike të Kosovës, derisa në edicionin e pestë gara arriti të  ndërkombëtarizohet (viti 2012).

Festivali dhuron gjithmonë një përvojë shumë të rëndësishme në zhvillimin e pianistëve profesionist.

Festivali ndërkombëtar ka ndihmuar pianistët e rinj të kenë mundësinë të ballafaqohen me skenën dhe me juritë që përbëhen nga pianistë të ndryshëm nga Europa..”Pianisti i ri “është Festival i cili përkushtohet shumë në rruajtjen e traditave të mrekullueshme të kulturës sonë kombëtare, përkrahja në çdo aspekt e brezit të ri të artistëve  pianisteve kosovar.

Në 10 vjetorin e festivalit, Edicioni i 10-te  'Pianistit te ri' karakterizohet me masivizimin e pjesëmarrjes dhe ndryshimin e rregullores e cila ka krijuar kushte të barabarta garimi për pjesëmarrës.

Festivali u mbajt me 17 -20 Qershor 2017. Ishin këto 4 dite te mbarëvajtjes se Festivalit , 4 dite përplot me muzikë pianistike, ku secili nga garuesit u munduan  ne mënyra te ndryshme dhe shume te veçanta , të shprehin imagjinatën e tyre pianistike.

Menaxheri i Festivalit Agron Shujaku shprehet se ishte kënaqësi te bashkëpunojë me pianistë dhe shkolla te ndryshme pianistike. Shujaku po ashtu potencon se - ishim të privilegjuar qe ne edicionin e dhjete te kemi anëtar jurie pianist-profesionist  me shkolle Gjermane, Ruse dhe asaj  Britaneze; - Ardita Statovci-Kosove - Austri, Rustam Shuykutdino - Rusi dhe Andrew Thayer –Britani e Madhe.

Ishin 4 ditë të ngarkuara për jurinë e festivalit e cila përveç vlerësimit për kategori, ka qenë e ngarkuar edhe në vlerësimin e natës finale me këto çmime:

-Fituesja e Çmimit kryesor 'Pianisti i ri 2017' është Lisa Sahatciu –Prishtinë,  çmimi monetare nga organizatori dhe çmimin te cilin ndanë Festivali DAM , duke mundësuar koncertimin me Filarmoninë e Kosovës , ne vitin 2018.

-Cmimi ‘’Recital ne Istanbul’’- Cmim te cilin ndan pianistja turke Birsen Ulucan , meritoi Vesa Berisha –Prishtine.

- Cmimin ‘’Fahri Beqiri”- Cmim te cilin e ndan Kompozitori F. Beqiri meritoi Klaudia Gjini –Shqiperi.

-Cmimin ‘’Lola Gjoka’’- Cmim te cilin ndane EPTA - Tirane , meritoi Kristel Karagjozi-Shqiperi.

-Cmimin ‘’Maste klasë - Ardita Statovci’’- Cmim te cilin ndau anëtarja e jurisë Ardita Statovci , merituan  Rinor Berisha, Anila Aliu dhe Risa Citaku - Kosovë.

Ky festival është mundësuar nga sponsor dhe partner të ndryshëm siç janë:  Universiteti i Prishtinës - duke bere  te mundur shfrytëzimin e sallës së bibliotekës qendrore , lokacion qe plotësoi kushtet për mbarëvajtjen e Festivalit ‘’Pianisti I ri 2017’’, MKRS dhe Kuvendi Komunal I Prishtinës  të cilët tradicionalisht janë përkrahës te vazhdueshëm tash e 10 vite dhe  bizneset Kosovare  të cilat ishin risi e sponsorëve tanë ketë vit si Gentli Shoes, Ujë Rugove dhe Agrocoop –Gerbera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)