19 Prill 2024

Mbahet simpozium shkencor “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”

Prishtinë, 8 shtator - Shoqata  “ Kosova për Sanxhakun”  me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve të Republikës  së Kosovës organizon simpozium shkencor “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”.

Simpoziumi do të mbahet sot, në dy sesione, të para ditës dhe pas ditës, i cili do të mbahet  në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Simpozium Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, synon të prezantoj gjendjen e këngës epike sot dhe në të kaluarën. Hulumtuesit  do të referojnë hulumtimet e tyre për  pasardhësit e  lahutarëve të njohur Avdo Megjedoviq, Salih Uglla (Uglanin), dhe të tjerëve.

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhitën ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët.

Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut siç ishin Avdo Megjedoviq, Salih Uglla (Uglanin), Murat agë Kurtagaj (Kurtagić), Husë Qorri Husoviq (Ćor Huso Husović), Ashir Qorraj (Ćorović), Kasum Rebronja, Xhemajl Arnauti (Arnautoviq), Ibro Musiqi, Xhyl Bahu (Bahović) etj.

Në Amerikë, në Universitetin e Harvardit, Milman Parry ka koleksionin e vet me këngë të viteve ’30, kryesisht të letërsisë gojore të traditës myslimane-boshnjake dhe shqiptare.

Simpoziumi do të tuboj hulumtues nga të gjitha Universitet dhe institutet prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët me  hulumtimet e tyre do të ndriçojnë këngën epike shqiptare  në Sanxhak , me theks të veçantë ndriçimin dhe përmirësimin e gabimeve që janë bërë në të kaluarën.

Projekti do të ndikoj në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar më të kaluarën kulturës dhe traditën e popullit shqiptarë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe më gjerë. Rolin e këngës epike në ruajtjen historisë kombëtare. Hulumtimet që do të prezantohen në këtë simpozium do të botohen. Kontributi i simpoziumit do të jetë i madh për shkencën në përgjithësi sidomos në shkencën e  albanologjisë.

Simpoziumi do të sjellë studiues nga  shumë universitete prestigjioze dhe do të tubojë njohësit më të shquar të epikologjisë, kjo do të jetë një ngjarje që do të zgjojë interesim të madh edhe të publikut dhe  të studentëve tanë në përgjithësi nga trojet shqiptare e edhe me gjerë. Simpoziumi do të ndikoj në masë të duhur te studentët e aktual dhe te ata që vijnë që të merren me këtë lami shkencore, e cila jep kontribut të madh të ngritjes së vetëdijes kombëtare te  viset shqiptare që janë pothuajse të asimiluara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)