19 Prill 2024

Mbahet sesion shkencor kushtuar jetës së heroinës Shotë Galica

Prishtinë, 30 qershor - Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëorganizimi me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë do të organizojë sot një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica.

Ky sesion, i cili do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri në ora 12, organizohet me rastin e 90 vjetorit të rënies së Shotë Galicës.

Me kumtesa shkencore do të paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e heroinës sipas këndvështrimeve dhe burimeve të ndryshme historike.

Kjo luftëtare shqiptare, i përket periudhës në mes të dy luftërave botërore kur shqiptarët e pushtuar u ngritën në në lëvizje kombëtare për çlirimin e trevave të Kosovës dhe më gjerë nga sunduesit serb, e njohur ndryshe edhe si lëvizja kaçake.

Në këtë sesion shkencor, pritet të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)