24 Prill 2024

Mbahet punëtoria për dhe përfshirjen e grave dhe të rinjve në dialogun social

Prishtinë, 27 shtator - Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) ka bërë të ditur se sot do të organizojë një punëtori me temë “Dialogu social për fuqizim”.
 
Kjo punëtori do të sjell rreth vetes pjesëmarrës nga shoqëria civile, organizimet sindikale në Kosovë, aleancat dhe odat ekonomike, si dhe akterë tjerë relevantë të zhvillimit të dialogut social në Kosovë.

 Në këtë punëtori do të diskutohet për dialogun social dhe përfshirjen e grave dhe të rinjve në këtë proces, sfidat, mundësitë dhe zgjidhjet e implementimit të Agjendës për Punë të Dinjitetshme në Kosovë.

Po ashtu do te diskutohet edhe integrimi i rinisë dhe grave si fuqi punëtore, mënyrat e avokimit, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në fushën e dialogut social dhe rritjes së rrjeteve të sindikatave në të gjithë sektorët ekonomik 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)