23 Prill 2024

Mbahet performancë kundër ngacmimeve seksuale

Prishtinë, 6 tetor - Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina sot në sheshin “Nëna Terezë” përballë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të shpalosë një performance rruge si revoltë kundër ngacmimeve seksuale.

Në kuadër të kësaj perfomance artistike do të bashkangjitet një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, znj. Linnéa Claeson.

Dhe, krejt në fund, znj.Claeson do të ndajë eksperiencat e saj duke krijuar një atmosferë interaktive me publikun.

Aktoret që do të performojnë janë: Daniela Markaj, Qendresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)