25 Prill 2024

Mbahet panel diskutimi mbi rolin e rinisë në vendimmarrje

Prishtinë, 8 gusht - Si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon sot panel diskutimi mbi rolin e rinisë në formësimin e peizazhit shoqëror dhe politik në shoqëritë tona.

Diskutimi titullohet “Lidhemi, udhëheqim, ndryshojmë: të rinjtë ndërtojnë të ardhmen tonë” dhe ka të bëjë me temën kyçe të festivalit, ARDHMËRIA. Anëtarët e panelit do të diskutojnë për rolin që duhet ta luajë rinia në ndërtimin e së ardhmes, për mënyrat e reja për të marrë pjesë në jetën publike dhe për rolin e tyre për promovimin e dialogut dhe pajtimit.

Anëtarë të panelit janë Djuro Blanuša, Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor; Fatos Mustafa, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor; Alisa Kockar, anëtare e Kuvendit të Komunës në Zrenjanin dhe Rina Domi, anëtare e Kuvendit të Komunës në Gjakovë.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, do ta kryesojë diskutimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)