28 Mars 2024

Mbahet Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës

Pejë, 23 nëntor - Dje dhe sot është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë.

Përgjatë dy ditë punëve në Kuvendin e Anëtarëve, janë zgjedhur Kryesia, Kryetari i Kryesisë dhe Sekretariati.

Po ashtu, në këtë Kuvend është aprovuar Strategjia e RrOK në Pejë për vitin 2020-2024, ashtu sikurse edhe Statuti i këtij rrjeti.

Tri organizata të reja janë pranuar në RrOK Peja ndërkaq disa tjera kanë mbetur për t’u shqyrtuar në Kuvendin e radhës.

Anëtarët e rinj të RrOK Peja janë: Local Democracy Agency of Kosovo, Kori Siparantum dhe Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë. 

Në mandat për dy vite, Kryesinë do e udhëheqin Genc Lipa (Old Timers Peja), Fatmir Bajraktari (Kori Siparantum), Pajtim Pasha (Into the Park), Gent Agolli (Let’s Do It Peja) dhe Arba Hatashi (Anibar). Genc Lipa njëherit është edhe Kryetar i Kryesisë së RrOK Peja.

Për të udhëhequr me Sekretariatin e RrOK në mandatin dy vjeçar është zgjedhur organizata Anibar dhe koordinator Valton Marku (Anibar).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)