20 Prill 2024

Mbahet Festivali Multikulturorë i komunitetit RAE

Prishtinë, 13 nëntor - Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE do të organizoj Festivalin Multikulturorë, i pari i këtij lloji në Kosovë.

Festivali Multikulturore është një ngjarje qe promovon identitetin dhe kulturën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, minimizon përjashtimin social dhe promovon rolin e grave ne shoqëri dhe ofrimin e mundësive të barabarta.

Festivali synon te mbledhë përfaqësues te ndryshëm lokal dhe ndërkombëtarë, përfshire përfaqësues te organizatave te shoqërisë civile, përfaqësues te institucioneve publike, te rinjt nga grupe te ndryshme etnike si dhe donator te ndryshëm ne Kosove, për te diskutuar mbi rendësin e gruas ne shoqëri, pasojat e gjuhës se urrejtjes dhe anti-gipsizmin, sfidat me te cilat përballen te rinjet ne arsim dhe punësim, si dhe promovimin e identitetit dhe kulturës se komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane ne Kosove.

Përmes këtij festivali, i cili synon te behet tradicional,  ne dëshirojmë te luftojmë paragjykimet dhe stereotipet qe ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke promovuar nëpërmjet kulturës, muzikës, artit, dhe mbi  te gjitha duke diskutuar me panelistet e ndryshëm nga vendi dhe rajoni  mbi çështjet qe kane ndikim te drejtpërdrejt ne shoqëri.

Hapja e ketij festivali do te behet nga Isak Skenderi, drejtor ekzekutiv i organizates, Albin Kurti dhe Jean-Hubert Lebet, Ambasadori i Zvicrres ne Kosove.

Gjithashtu gjate dy diteve do te kete mbi 15 paneliste nga fusha te ndryshme duke perfshire institucionet publike, organizatat nderkombetare, aktiviste te shoqerise civile dhe ambasadore, promovim te bizneseve, autoreve, piktoreve, muzikanteve etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)