19 Prill 2024

Mbahet edicioni i parë i festivalit "Kino n'shehër"

Prishtinë, 13 gusht - Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino n'shehër" me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Komunës së Prishtinës, dhe IF Cinéma.

"Kino n'shehër" është një festival i filmave francezë në qiell të hapur që fton banorët e Prishtinës të kalojnë mbrëmje të këndshme vere duke i shikuar ata. Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen 14 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër me tema të natyrës dhe rinisë.

Filmat do të shfaqen në Termokiss Garden dhe sheshin Zahir Pajaziti. Hyrja do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë. Të gjithë filmat janë në versionin origjinal, me titra anglisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)