19 Prill 2024

Mbahet diskutimi për edukimin seksual gjithëpërfshirës

Prishtinë, 31 tetor - Koalicioni K10 organizon sot në Qendrën e Studentëve sallonin e diskutimit te hapur mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës.

Ky diskutim i hapur organizohet nga Koalicioni K10, koalicion ky i përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.

Diskutimi i hapur mbi temën e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës (ESG) synon të paraqes rolin e rëndësishëm të ESG në parandalimin e rezultateve negative të shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjtë.

Po ashtu, ky diskutim ka për qëllim t’u  mësojë të rinjve aftësitë për të marrë vendime të përgjegjshme në lidhje me seksualitetin e tyre, duke përfshirë edhe metodat se si të shmangin dhunën  verbale, fizike dhe seksuale.

Në anën tjetër paneli do të adresojë çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut dhe për të promovuar marrëdhënie të respektueshme dhe jo të dhunshme, pasojat dhe rreziqet e mos edukimit të rinisë për seksualitetin si dhe rëndësinë e edukimit seksual gjithëpërfshirës në kurrikulat mësimore.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)