05 Mars 2021

Marrëveshja kulturore Kosovë - Itali do të thellojë bashkëpunim

Prishtinë, 28 shtator - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin bisedoi për çështje që janë të interesit të përbashkët.

Ministrja Dumoshi e falënderoi ambasadorin dhe nëpërmjet tij edhe shtetin e Italisë dhe popullin e saj, për kontributin që ka dhënë në forcimin e shtetit të Kosovës.

Ministrja tha se lidhshmëria e MKRS-së me ambasadën është në raport shumë të ngushtë ngase mund të konkretizohen shumë punë dhe ministrja ka thënë se beson që bashkërisht do t’i shtyjmë para shumë projekte në fushën e kulturës e të trashëgimisë.

Si temë bosht e takimit ishte marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Republikës së Kosovës dhe Italisë.

“Me konkretizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes i hapet rrugë një bashkëpunimi konkret dhe thellimit të raporteve mes dy vendeve. Aty mund të hyjnë çështje konkret si një kalendar i përbashkët kulturor Kosovë-Itali, ku do të mund të përfshiheshin edhe arbëreshët në këtë bashkëpunim”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.

Ndër të tjera, ministrja e njoftoi ambasadorin edhe për pjesë të programit që ka MKRS-ja për zhvillimin e kulturës dhe të trashëgimisë dhe për hapat konkret që ka ndërmarrë ministria sikurse është pasurimi i fondit të trashëgimisë shpirtërore duke futur asete të reja në kuadër të këtij fondi.

Ministrja tha se është e gatshme që me ambasadën të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me zhvillimin e projekteve konkrete në të ardhmen ku përfshihen edhe investimin në kuadrot e reja pasi që MKRS-ja veçse ka nënshkruar një memorandum me Universitetin e Prishtinës për mbështetje të edukimit të kuadrove të reja në fushën e trashëgimisë, ekspertizë të cilën Italia e posedon dhe Kosova mund të përfitojë në këtë drejtim.

Ndërkaq, ambasadori Orlando e falënderoi ministren dhe e vlerësoi për idetë e shumta e të mira që janë në interes për Kosovën.

Ai tha se pajtohet që marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Kosovës e Italisë duhet të nënshkruhet sa më parë dhe se ai po mban kontakte me Romën zyrtare që kjo gjë të konkretizohet.

Ambasadori Orlando konfirmoi se bashkëpunimi mund të konkretizohet përmes ekspertëve dhe konsulentëve, përmes komunikimeve, videokonferencave dhe vizitave të ndryshme studimore.

Në këtë takim, palët u pajtuan që hapi i parë është konkretizimi i marrëveshjes me nënshkrimin e saj, si dhe mundësia për bashkëpunim në projektet konkrete në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Mars 2021  - Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së". (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 9:45)

- Komuna e Prizrenit do te mbajë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit e Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kuvendi komunal i Pejës  mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “Heras Plus”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila mbahet për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur  kunderligjshëm ' Romani Iniciativa". (PZAP, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të behët prezentimi i planit te renovimit te soliterave në lagjen "Ulpiana". (Ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara lanson kampanjën “bashkë kundër covid-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Selia e gjykatës në Hagë, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kazerma ''Adem Jashari'' të FSK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrin pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turniri në futsall. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)