29 Mars 2024

Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë

Prizren, 28 korrik - Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.

Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtësor të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes biblotekës së hapur, posterëve informues lidhur me historikun e Lumbardhit  si dhe shtuarjen e hapësirave gjelbëruese. 

Këto komponente do të ndihmojnë hapësirën e përbashkët të Kino Lumbardhit të jetë e përshtatshme për shfrytëzim nga të gjitha grupet e komunitetit, e veçanërisht të të rinjve.

Idea për krjimin e një bibloteke të hapur është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë patur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban.

Ndër të tjera kjo iniciativë është konceptuar që të ndërlidh në vete thirrjen për dhurimin e librave nga ana e qytetarëve, përzgjedhjen e dizajnit të elementeve të shtuara në hapësirat e Lumbardhit si dhe përzgjedhjen e posterëve informues.

Gjatë thirrjes së hapur për dhurimin e librave, qytetarët me vullnetin e tyre për të pasuruar biblotekën e Kino Lumbardhit dhe për të ndihmuar realizimin e kësaj iniciative të buruar nga nxënësit e ShAU, kanë arritur të grumbullojnë 116 tituj. Librat e dhuruar u takojnë diciplinave të ndyshme, përfshirë këtu sociologjinë, historinë, gjeografinë, psikologjinë, teologjin, artin bashkëkohorë, arkitekturën etj.

EC Ma Ndryshe falënderon publikisht Afijete Xërxa, Aida Kastrati, Ali Kryeziu, Arian Pulaj, Elmedina Dorambari, Enes Toska, Ilirjana Qollaku, Iljaz Morina, Valizake Elshani, Valtida Shukriu Marseli, Veron Dobroshi, Xhafer Baxhaku për kontributin e tyre me fondin e dhuruar të librave.

Poashtu EC inkurajon qytetarët, e posaqërisht të rinjtë, që të vijnë të shfrytëzojnë këtë biblotekë dhe potencialisht të zgjerojnë numrin e titujve përmes dhurimit të librave tjerë.

Kjo iniciativë do të përcillet me iniciativat e radhës të dizajnuara në kuadër të ShAU. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit.

Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktivë dhe social.

Projekti "Rikthimi i qytetit - E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren" përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)